Paketat

Paketat

Çmime të qarta për website, rrjete sociale ose të dyja bashkë. Çdo biznes merr një ofertë përfundimtare para se të fillojmë.

Website

Pagesë një herë, ose vjetore me Prestige.

Business

€249 pagesë një herë

Për bizneset lokale që duan të duken profesionale dhe të gjenden lehtë në Google.

  • Deri në 5 faqe: Ballina, Rreth nesh, Shërbimet, Galeria, Kontakti
  • Dizajn modern për telefon, tablet dhe kompjuter
  • Butona për telefon, WhatsApp dhe rrjete sociale
  • Formular kontakti që ju vjen direkt në email
  • Harta e lokacionit tuaj
  • Optimizim bazik për Google (SEO)
  • Gati për 5–10 ditë pune pasi t’i marrim materialet tuaja

Kujdesi mujor opsional: €30/muaj, pa pagesë vjetore, e ndërprisni kur të doni.

Rekomandohet

Premium

€449 pagesë një herë

Për bizneset me shumë produkte ose shërbime, që duan një dizajn unik.

  • Gjithçka nga Business
  • 1 konfigurues çmimi
  • Afati sipas projektit, i shkruar në ofertë

Plus

  • Dizajn i personalizuar për markën tuaj
  • Katalog produktesh ose shërbimesh
  • Funksionalitete shtesë sipas projektit
  • Konsultim

Kujdesi mujor opsional: €30/muaj.

Prestige

€1.200 në vit

Për bizneset që s’kanë kohë për website-in. Ne kujdesemi për gjithçka, gjatë gjithë vitit.

  • Kujdesi mujor i përfshirë për 12 muaj (rreth €100/muaj)
  • Website-i i plotë Premium: deri në 5 faqe, dizajn i personalizuar, katalog
  • Deri në 4 konfigurues çmimi
  • Afati sipas projektit

Plus

  • Përditësime pa limit në përmbajtje (ridizajni i plotë ofertohet veçmas)
  • Ndihmë me prioritet, përgjigje brenda 1 dite pune
  • Hostimi dhe menaxhimi i domenit
  • Përditësime sezonale dhe për ofertat tuaja
  • Google Business dhe SEO bazik, gjithmonë të përditësuara
  • Kontroll mujor i formularit, butonave dhe faqeve
  • Rifreskim i dizajnit një herë në vit

Kujdesi mujor · €30/muaj

Hostimi dhe mbajtja e website-it online, deri në 2 ndryshime të vogla në muaj, kontroll mujor dhe mbështetje me email dhe WhatsApp.

Pagesa

Business dhe Premium: 50% në fillim, 50% kur e aprovoni website-in. Prestige paguhet një herë në vit. Çdo biznes merr një ofertë përfundimtare.

Mirë ta dini

Çdo konfigurues çmimi shtesë kushton €50. Domeni dhe emaili i biznesit faturohen veçmas, me kosto.

Rrjetet sociale

Plane mujore për Instagram dhe Facebook.

Prania

€200 në muaj

Rreth €13 për postim

Për bizneset që duan të jenë aktive dhe profesionale çdo javë.

  • 15 postime në muaj, në 2 platforma
  • Dizajn sipas stilit të markës suaj
  • Caption dhe hashtag
  • Planifikim dhe publikim
  • Raport i shkurtër mujor
Rekomandohet

Rritja

€280 në muaj

Rreth €9 për postim, dyfishi i postimeve

Për bizneset që duan më shumë njerëz që i shohin dhe u shkruajnë.

  • 30 postime dhe 8 stories në muaj
  • Gjithçka nga Prania
  • 8 stories për ofertat dhe punët e reja
  • Plan mujor i përmbajtjes, që e aprovoni paraprakisht
  • Rregullimi i profilit: bio, highlights, foto

Gjithçka e kryer

€400 në muaj

Për bizneset që duan t’i lënë rrjetet sociale plotësisht në duar të sigurta.

  • 30 postime dhe 12 stories në muaj
  • Dizajn, caption dhe hashtag
  • Planifikim, publikim dhe raport mujor
  • Plan i përmbajtjes dhe rregullimi i profilit

Plus

  • Stories 3 herë në javë (12 në muaj në vend të 8)
  • Përgjigje në komente dhe mesazhe, nga e hëna në të premte
  • Takim 30-minutësh çdo muaj për rezultatet dhe planin

Bonus në muajin e parë

Kontroll i plotë i profilit dhe një listë me 5 ndryshime të shpejta, pa pagesë.

Garancia jonë

Nëse një postim nuk ju pëlqen, e ndryshojmë pa pagesë para se të publikohet. Asgjë nuk publikohet pa aprovimin tuaj.

Kushtet

Minimumi 3 muaj. Fotot na i dërgoni ju; fotografimi në vend ofertohet veçmas. Buxheti i reklamave paguhet veçmas. Pagesa bëhet në fillim të çdo muaji.

Website + rrjete sociale

Website dhe plan për rrjete sociale bashkë, me bonuse.

Starti

€249 faqja, një herë
+ €200/muaj rrjetet

Për bizneset që po nisin: website profesional dhe prani e rregullt në rrjete sociale.

  • Faqja Business: 5 faqe, gati për 5–10 ditë pune
  • 15 postime në muaj në Instagram dhe Facebook
  • Dizajn, caption, hashtag dhe raport mujor

Bonus

  • Kujdesi mujor falas sa të jeni në paketë
  • 3 postime për lansimin e faqes

Vlera e bonusit: €30/muaj (kujdesi mujor).

Rekomandohet

Rritja e plotë

€449 faqja, një herë
+ €280/muaj rrjetet

Për bizneset që duan dizajn unik dhe më shumë njerëz që u shkruajnë.

  • Faqja Premium: dizajn i personalizuar, katalog, 1 konfigurues çmimi
  • 30 postime dhe 8 stories në muaj
  • Plan mujor i përmbajtjes, që e aprovoni paraprakisht
  • Rregullimi i profilit: bio, highlights, foto

Bonus

  • Kujdesi mujor falas
  • Postime për lansimin e faqes
  • Kontroll falas i profilit
  • Ndihmë me prioritet

Vlera e bonusit: €30/muaj (kujdesi mujor).

Biznes i plotë

€1.200 faqja, në vit
+ €400/muaj rrjetet

Për bizneset që duan website-in dhe rrjetet sociale plotësisht në duar të sigurta. Minimumi 6 muaj për rrjetet sociale.

  • Faqja Prestige: përditësime pa limit, deri në 4 konfigurues çmimi
  • 30 postime dhe 12 stories në muaj
  • Përgjigje nga e hëna në të premte
  • Plan dhe raport mujor

Bonus

  • Kujdesi i përfshirë
  • 1 konfigurues ose produkt shtesë, falas
  • Një takim strategjie çdo muaj

Vlera e bonusit: €50 (1 konfigurues shtesë).

Kushtet

Rrjetet sociale minimumi 3 muaj (6 muaj për Biznes i plotë). Pagesa bëhet në fillim të çdo muaji. Reklamat paguhen veçmas. Domeni dhe emaili me kosto.

Le të punojmë bashkë.